ANKARA YILDIRIM BEYAZIT ÜNİVERSİTESİ Geçmişten Geleceğe...

HABERLER

  Anasayfa › HABERLER  

Üniversitemizin Arnavutça Tanıtımı Yapıldı

TRT Dış Yayınlar Dairesi Başkanlığı tarafından Ülkemizin her alanda tanıtılmasına katkı sağlamak amacıyla kurulmuş TRT VOT WORLD ile  Üniversitemiz Basın Halkla İlişkiler ve Tanıtım Müdürlüğü ortaklığında Üniversitemizin tanıtım faaliyetleri devam ediyor.

Üniversitemizin Arnavutça Tanıtım Haberi;

“Yildirim Beyazit”, një nga universitetet turke më të preferuara nga studentët e huaj

Të dëgjojmë nga rektori dhe vet studentët që vazhdojnë studimet në Universitetin “Yildirim Beyazit” në Ankara përse preferohet ka shumë ky institucion i arsimit të lartë nga studentët e huaj.

Universiteti “Yildirim Beyazit”, është një nga universitetet e reja në Turqi. Ai është themeluar në vitin 2010 në Ankara. Universiteti ofron programe studimi në një spektër të gjerë e në shumë fusha e degë, duke filluar që nga Fakulteti i Mjekësisë e deri tek ai juridik, nga aviacioni dhe aeronautika e deri tek konservatori. Rreth 10% e studentëve të këtij universiteti janë të huaj. Tani le të dëgjojmë rektorin e këtij universiteti, Prof. Dr. Metin Doğan:

Universiteti “Yildirim Beyazit” në Ankara është një universitet që është themeluar në vitin 2010. Për momentin universiteti shërben në 8 njësi të ndara të tij në Ankara. Kemi një hapësirë të mbyllur rreth 230 mijë e metra katrorë. Universiteti ka 12 fakultete, një shkollë të lartë, një shkollë të lartë të gjuhëve të huaja, një konservator shtetëror të muzikës turke, ku kemi edhe një program për muzikën fetare (mistike); kemi Shkollën e Lartë Profesionale për Shërbimet Shëndetësore dhe Shkollën e Lartë Profesionale në Ankara. Universiteti ynë po përparon me hapa të sigurt në rrugën për t’u bërë një universitet ndërkombëtar në fushën e kërkimeve shkencore. Pasi, nëse e shikojmë çështjen në aspektin proporcional, 30% të studentëve ndjekin programin e dytë (master). Një nga treguesit e përkufizimit të universitetit kërkimor shkencor është edhe numri i lartë i programeve master. Në total kemi një staf akademik mbi 1000 vetë, nga të cilët mbi 150 mbajnë titullin profesor doktor. E parë në këtë aspekt, universitetin tonë mund ta pranojmë si një universitet me cilësi të lartë akademike”, – thotë rektori Prof. Dr. Metin Doğan.

Po çfarë mendojnë për Universitetin “Yildirim Beyazit” në Ankara studentët e huaj që i ndjekin studimet këtu për shumë vite.

Studenti boshnjak: “Quhem Emin Bajriç, jam nga Bosnja. Studioj në vitin e tretë për Marrëdhënie Ndërkombëtare. Në fillim po ju tregoj se si e kam zgjedhur universitetin, Turqinë për të vazhduar studimet e larta. Në Bosnjë unë kam qenë muzikant. Vazhdoja studimet për piano në konservatorin e Bosnjës. Kam 15 vite që i bie pianos. Në Bosnjë ne kishim edhe një grup për ilahi (këngë fetare islame). Në Turqi vinim shpesh për programe të ndryshme në kuadër të Ramazanit. Nuk ka nevojë të flasim këtu për dashurinë që kanë boshnjakët për turqit. Njerëzit tek ne atje thonë që “të gjithë jemi osmanë”, kjo ishte edhe arsyeja që unë zgjodha Turqinë për të studiuar. Universitetin “Yildirim Beyazit” e mësova nga shokët e mi. Në vitin 2010, kur është themeluar universiteti ka pranuar edhe studentë të huaj. Në universitet sot ka rreth 2 000 studentë të huaj. Bashkë me shoqen time Galya kemi krijuar klubin e studentëve të huaj. Të dy jemi përgjegjës të këtij klubi. Ajo që do t’u rekomandoja atyre që duan të vazhdojnë studimet e larta në Turqi, nëse pyesin përse në Turqi, është se unë ju them këtë që në Bosnjë ata nuk i kanë mundësitë që ofrohen këtu, për të përgatitur dhe bërë realitet një projekt. Në Bosnjë e kanë të vështirë për ta bërë një gjë të tillë, pasi nuk kanë shumë shanse për të qenë të suksesshëm, sepse tek ne (në Bosnjë) Qeveria dhe Ministria e Arsimit nuk ofrojnë shumë ndihmë në këtë drejtim. Kurse në Turqi, edhe universiteti, edhe Ministria e Arsimit Kombëtar, edhe Ministria e Sportit dhe Rinisë japin ndihma të ndryshme. Falë këtyre ndihmave realizohen edhe projektet. Nëse duhet të jem i hapur me ju, dua t’ju them se vitin e parë kam vuajtur pak gjatë mësimit të turqishtes. Në ditë merrnim 2-3 leksione, ndoshta kam qenë edhe pak dembel në atë kohë. Në vitin e parë u njohëm dhe shokë e shoqe dhe krijuam edhe Klubin e Studentëve të Huaj, me të cilin kemi realizuar projekte të ndryshme. Falë këtij klubi lindi edhe ideja për krijimin e një shoqate për të rritur komunikimin me Kulturat e Ballkanit. Qëllimi i krijimit të një shoqate të tillë ishte zhvillimi i marrëdhënieve ndërmjet Turqisë dhe vendeve ballkanike, por gjithashtu edhe për të treguar se Popujt e Ballkanit mund të bëjnë diçka së bashku. Në Bosnjë e kishim të vështirë që të kuptonim njëri-tjetrin, për shkak edhe të përkatësive të ndryshme etnike. Por në Turqi e kuptuam se sa i rëndësishëm është uniteti dhe bashkë me shokët e shoqet e ardhura nga vende të ndryshme të botës ndërmorëm një nismë të tillë”, – rrëfen për mikrofonin e Zërit të Turqisë studenti nga Bosnja.

Studentja nga Mauritania: “Selamun Alejkum, unë quhem Galya, jam nga Mauritania. Studioj për Marrëdhënie Ndërkombëtare. Po bëj master. Ky është viti i pestë që jam në “Yildirim Beyazit” në Ankara. Përzgjedhjen për të ardhur këtu nuk e bëra vetë, por erdha pasi mamaja ime ishte këtu në atë kohë dhe jam e gëzuar që zgjodha Turqinë. Erdha me 

rekomandimin e familjes, por pas diplomimit vendosa të qëndroj këtu. Përse e bëra një përzgjedhje të tillë? Unë mendoj se është e rëndësishme që të studiosh për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Turqi. Turqia ndodhet në një pozicion shumë gjeostrategjik. Përreth saj ka konflikte të ndryshme. Kështu që keni mundësi të formoheni edhe në aspektin teorik, por të fitoni edhe përvojë në praktikë. Këtu gjeni shumë mundësi për të bërë stazh, që për mendimin tim kjo është më e rëndësishmja. Po ta krahasojmë me vende të tjera, për shembull unë kam shoqe që studiojnë edhe në Francë. Ato përballen me vështirësi edhe gjatë programit të studimit, edhe në çështjen e praktikës, sidomos shoqet e mia që janë të mbuluara (me shami) e kanë edhe më të vështirë. Pasi tashmë dihet se si është situata atje. Këtu (në Turqi) jo vetëm që nuk ekziston një diskriminim i tillë, por mundësitë që u ofrohen studentëve të huaj për të bërë praktikë janë me të vërtetë shumë të mëdha. Për mendimin tim kjo është shumë e rëndësishme. E njëjta gjë vlen edhe studentët e Fakultetit të Mjekësisë apo Psikologjisë. Të gjithë mund të bëjnë stazh nëpër spitalet turke. Pasi nuk mjafton vetëm marrja e diplomës, duhet edhe praktika. Kjo për sa i takon çështjes së arsimit. Ndërsa në lidhje me kulturën, kur kthej kokën pas në vitet e para kur erdha këtu, shikoj që vitet kanë kaluar shumë shpejt. Në vitin e parë e kam pasur vërtetë shumë të vështirë, sepse nuk dija turqisht. Kisha ardhur në një botë tjetër. Kështu që i thashë vetes “tani më duhet që dalëngadalë ta mësoj mirë këtë gjuhë’. Nuk kam ndjekur asnjë kurs gjuhe. Kam parë telenovela turke me shumicë. Pasi serialet turke transmetohen dhe ndiqen shumë edhe në vendin tim. Në fillim kisha pak ndrojtje në të folur, se mos bëja ndonjë gabim, pastaj vazhdova duke menduar se gjuha nuk mësohet pa bërë edhe gabime. Pasi e mësova turqishten, çdo gjë fillova ta kuptoj më mirë, pasi disa gjëra mund edhe keqkuptohen. Dhe me të vërtetë pashë që në fakt nuk kishte shumë dallime, pasi të gjithë jemi myslimanë. Islami është edhe ai që na bashkon. Nuk bëhet fjalë aspak për diskriminim. Tani nuk e ndjej aspak të huaj veten në këtë vend. Vitin e parë e kam pasur të vështirë, por këtu mund të jetojnë të gjithë, nuk ka diskriminim. Për sa i takon jetës si student në Ankara, këtu mund të kalojnë mirë të gjithë. Edhe në aspektin material, nuk do të keni vështirësi. Për studentët aplikohen ulje çmimi në shumë shërbime, pra nuk përballeni me probleme. Shteti ofron shumë ndihma. Qofshi myslimanë, qofshi të krishterë, këtu mund të studioni pa asnjë problem, pa u përballur me asnjë lloj diskriminimi”, – tregon Galya nga Mauritania, e cila vazhdon studimet për master në Universitetin “Yildirim Beyazit” në Ankara.

Haberin detayı için tıklayınız.